Vdes Dereck Walcott, fitues i Çmimit Nobel për letërsi

Prishtinë | 18 Mar 2017 | 10:29 | Nga

Walcott kishte fituar Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1992 si dhe çmimin TC Eliot për poezi në vitin 2011.

Poeti dhe nobelisti Derek Walcott ka vdekur në moshën 87 vjeçare në shtëpinë e tij në ishujt e Karaibeve, pas një sëmundje të gjatë, shkruan BBC.

Ai ishte vlerësuar nga kritiket si një nga poetet më të mëdhenj të Karaibeve.

Shkrimet e poetit përfshijnë “In A Green Night: Poems” dhe puna e tij epike “Omeros” që bazohet tek “Iliada dhe Odisea” e Homerit.

Walcott kishte fituar çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1992 si dhe çmimin TC Eliot për poezi në vitin 2011.

Komiteti i çmimeve Nobel, e kishte cilësuar stilin e Walcott melankolik dhe të ndjeshëm. Përveç këtyre ai ishte nderuar edhe me shumë çmime të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme