Vdes Gëzim Qendro, ish-drejtori i Galerisë Kombëtare

Tiranë | 27 Shk 2018 | 12:37 | Nga

Është ndarë nga jeta Gëzim Qendro, drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë, nga viti 1998 deri në vitin 2002

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Ajo e ka cilësuar si një nga profesionistët e më të mençurit që ka bërë kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Postimi i Kumbaros në faqen e saj në Facebook:

Trishtim i madh!
Vendosi të largohet sot prej nesh, pas një sëmundje të rëndë dhe shume para kohe, një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gëzim Qendro.
Le vepra shume te mira mik!
Por edhe na le një boshllëk te madh njerëzor e miqësor siç vetëm fisnikët munden.
Je i pazëvendësueshme!
Lamtumire!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme