Vdiq shkrimtari Murteza Xajë Nura

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 09:41 | Nga

Mbrëmë në moshën 82 vjeçare vdiq shkrimtari e poeti Murteza Nura, i njohur si Xajë Nura.

Ai u lind më 27 nëntor 1935 në Pejë. Në këtë qytet edhe është rritur.

I ndjeri pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Gjakovë. Ishte aktivist i çështjes kombëtare, për të cilën gjë u burgos disa vite. Ai ishte edhe piktor.

Gjatë jetës së tij ka botuar numër të madh të librash, por për shkak të rrethanave, në të cilat ka vepruar, me tirazh të vogël e më shpesh dorëshkrime të lëna për botim, ose i botoi me pseudonim.

Në Kohë të fundit jetonte në Kllokot.

Xaja ka botuar gjithsej 22 vepra, disa prej të cilave janë të listuara më poshtë.

Maratona e Prerë – poezi, botuar më 1993

Pragoxhaku Diellor – poezi, botuar më 1993

Shtesë Shqipe – poezi, botuar më 1993

Profil Brenge – poezi, botuar më 1993

Mundimtorja – roman, botuar më 1993

Aktrimi i Frymës – poezi, botuar më 1993

Heshtja e Biblave – poezi, botuar më 1994

Vorbulla e Mynxyrës – roman, botuar më 1994

Rrëzë Kalvari – roman, botuar më 1994

Dergja – poezi, botuar më 1994

Traktat Poetik – Ungjillizim i Jetës – poezi, botuar më 1994

Dita e Vrasjes – roman, botuar më 2004

Sizifi dhe Kentaurët – botuar më 2004

Klithja e Metaforës – botuar më 2004

Muzgu në Morgë – botuar më 2004

Një Jetë Ndryshe – botuar më 2004

Vitrazh i Thyer – botuar më 2009

Jam Udha e Virtytit – botuar më 2009

E Vërteta Vjen Virgjër – botuar më 2010

Dëshmorin nuk e do Harrimi – botuar më 2012

Ende nuk ka një njoftim se kur dhe ku do të bëhet varrimi i tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme