“Viti i majmunit” pas Shkupit niset drejt Moskës

Prishtinë | 20 Pri 2018 | 10:30 | Nga

Satira politike rreth një miqësie të pazakontë midis një majmuni dhe rojës së kopshtit zoologjik, që në thelb bart mesazhin e shoqërive në transicion, tashmë ka nisur rrugëtimin nëpër festivale.

“Viti i majmunit” – nën regji të Vladimir Blazevskit, ku luajnë edhe aktorët shqiptarë, Çun Lajçi nga Kosova dhe Refet Abazi nga Maqedonia – të enjten mbrëma ka hapur edicionin e 21-të të Festivalit të Filmit në Shkup, i cili do të zgjasë deri më 26 të këtij muaji. Festivali i Filmit në Moskë është stacioni i radhës. Në këtë festival të kategorisë A, njëri prej më të vjetërve në botë, do të shfaqet të hënën.

Në garë është edhe filmi “Stray” i regjisorit australian Dustin Feneley me aktoren kosovare, Arta Dobroshi në rol kryesor. Do të shfaqet të shtunën.

Filmi “Viti i Majmunit”, bashkëprodhim mes Maqedonisë, Serbisë, Sllovenisë dhe Kosovës, është i mbështetur edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme