“Vizionari amerikan…” për karizmën dhe arritjet politike të Kennedyt

Prizren | 28 Kor 2017 | 12:35 | Nga

Në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, organizuar nga Biblioteka Ndërkomunale, të enjten, është hapur ekspozita me fotografi “Vizionari amerikan: Jeta dhe kohët e John F. Kennedy”.

Kjo ngjarje kulturore realizohet në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të lindjes së presidentit karizmatik amerikan.

Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës me fotografi ka marrë pjesë edhe ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, i cili nuk ka folur para gazetarëve, shkruan Koha Ditore.

Ambasada e ShBA-së përmes një postimi në rrjetet sociale, tek ka konfirmuar praninë e Delawiet në këtë ngjarje, u bërë thirrje qytetarëve të interesuar që ta vizitojnë këtë ekspozitë, e cila do të jetë e hapur deri më 8 gusht.

Lidhur me këtë organizim është deklaruar drejtoresha e Bibliotekës Ndërkomunale në Prizren, Sahadete Sadikaj, e cila ka theksuar se ekspozita realizohet me rastin e shënimit të 100-vjetorit të lindjes së presidentit amerikan, Kennedy dhe njëherësh ka ftuar qytetarët e kësaj komune që përmes fotografive të kenë një vështrim mbi jetën dhe veprën e tij

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme