Vlora Dumoshi u takua me drejtuesit e DokuFestit

Prishtinë | 28 Gus 2017 | 16:10 | Nga

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në takim drejtuesit e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest, Veton Nurkollarin, Nita Deden dhe Eroll Bilibanin, me të cilët bashkëbisedoi për ecurinë e edicionit të fundit të DokuFest-it, si dhe perspektivën e këtij festivali të rëndësishëm për Kosovën.

Drejtuesit e DokuFest-it e falënderuan ministren Dumoshi për pritjen dhe përkrahjen që i ka dhënë këtij festivali.

Ministrja Vlora Dumoshi i falënderoi drejtuesit e DokuFestit për punën e madhe që po bëjnë për afirmimin e kulturës së Kosovës, dhe u shpreh se rrugëtimi i DokuFestit ka një rëndësi të veçantë dhe domethënëse për shtetin e Kosovës.

Po ashtu, në këtë takim ndërmjet ministres Dumoshi dhe drejtuesve të DokuFestit u bisedua edhe për përgatitjet që po bëhen për shënimin dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës vitin e ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme