“Zhulieta pa Romeon” shkon në Grac të Austrisë

Prishtinë | 13 Kor 2016 | 15:56 | Nga

Baleti “Zhulieta pa Romeon” i vënë në skenë nga trupa kombëtare e Baletit të Kosovës do të shfaqet të mërkurën premierë në festivalin “Internationale Bühneëerkstatt Tanztheaterfestival”, në Grac të Austrisë.

Me koreografi të Darrel Toulon, baleti është një homazh metaforik për personat e pagjetur që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë.

Koreografi Toulon ka deklaruar se ky balet është inspiruar nga fotografitë e personave të pagjetur që ishin të varura në rrethojën e Kuvendit të Kosovës.

Kjo nuk është shfaqja e parë që koreografi nga Austria e punon me Trupën e Baletit të Kosovës. Në fakt, kjo shfaqje vjen si vazhdimësi e punës së tij, pas asaj “Your stories, my stories”, shfaqje të cilën e kishte përgatitur pasi kishte dëgjuar rrëfimet e balerinëve kosovarë për luftën e fundit në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme