Matematika e dashurisë dhe barcaleta të tjera…

Matematika e dashurisë
Burrë i zgjuar + Grua e zgjuar = Romancë
Burrë i zgjuar + Grua idiote = Lidhje
Burrë idiot + Grua e zgjuar = Martesë
Burrë idiot + Grua idiote = Shtatzëni

Si e porosit biondina një kafe te mesme?
I porosit 3 kafe dhe e pi të mesit.

Si e mbyt biondina peshkun?
Ia fut kokën në ujë!

Pse biondja i mbyll sytë para pasqyrës?
Që të shoh vetën, si duket kur fle.

Biondja në dyqan
Një bionde shkon ne dyqan dhe pyet shitësin: – Më fal sa kushton ky televizori?
Shitësi përgjigjet: – Ik se nuk iu shesim biondeve!
Të nesërmen, ajo ndryshon ngjyrën e flokëve dhe kthehet sërish në dyqan dhe pyet përsëri:
– Më fal sa kushton ky televizori?
Dhe shitësi përsëri: Nuk iu shesim biondeve!
– Më fal po nga e di që jam bionde?
– Sepse ky nuk është televizor, por furrë me korrent!

Zgjedhimi i foljeve në kohën e fukarallëkut
I thotë profesori nxënësit: Zgjedhoje foljen “S’kam”
– Nxënësi: Unë s’kam, Ti s’ke, Ai/ajo s’kanë
Ne s’kemi, Ju s’keni, Ata/Ato s’kanë
– Profesori: Çfarë kohe është kjo?
– Nxënësi: Kohë fukarallëku profesor!

Vajza e fqinjëve
Një ditë djali vete e i thotë të atit:
-O babi, o babi, mua me pëlqen goca e fqinjit tonë.
-Jo, jo i thotë babai s’ke punë me gocën e komshies, pasi i bie ta kesh motër.
-Hmmm thotë djali, dhe vete i thotë mamasë:
-O ma, o ma, mua me pëlqen goca e komshies, por me tha babi jo se i bie ta kem motër…
-Ik pa merak, i thotë mamaja. “Të siguroj unë që nuk e ke gjo, po s’di gjo babi”. (Se ajo nuk e kishte fare djalin me bashkëshortin e saj).

Samiri në test
Mami: Miri po nuk dole mirë në test nuk do të jem më mami yt.
…Pas shkolle
Mami: Miri si dole?
Samiri: Më falni kush jeni ju?

Policia e Kosovës
Në Kosovë me shpejt të mbërrin Pica sesa policia!

Një plak 97-vjeçar
Një plak 97-vjeçar shkon tek një zyrë sigurimesh ..
– Ç’kemi?
Dua të bëj sigurim për jetën.
-Sa vjeç je?
– 97 i thotë plaku.
Nëpunësi çmendet:
– Tallesh po ç`të duhet ty sigurimi?
– Po ja do shkoj me babain tim jashtë shtetit, dhe thamë të siguroheshim.
– Me babain tënd!? E sa vjeç është ai?
– Po ja nesër mbush 125 vjeç.
– E ku do shkoni?
– Do shkojmë të takojmë gjyshin tim.
Nëpunësi i bie murit me kokë.
– Çfarë thua, tallesh me mua, gjyshin the!!!
– Po sa vjeç është gjyshi yt?
– Po për një javë mbush plot 142 vjeç.
– Pse po e vizitoni?
–Po ja, martohet dhe do të shkojmë në dasmë.
Nëpunësi i afrohet dritares gati të hidhet:
– Si more martohet, ç’i duhet në këtë moshë?
-Budallallëqe, e detyrojnë prindërit…
Nëpunësi më nuk duroi…

Të ngjashme