Barcaleta: Galaksia dhe tenda

Sherlock Holmsi dhe Dr. Watson, bashkëpunëtori dhe shoku i tij më i ngushtë, vendosin një natë të kampojnë diku jashtë zhurmës së qytetit…

Arrijnë dikur vonë dhe vendosin tendën. Të lodhur nga rruga hyjnë në tendë dhe e hapin një shishe verë… Shpejt i zë gjumi…

Pas disa orësh i del gjumi Sherlockut dhe i jep një bërryl në gjoks Watsonit. Ai i hutuar dhe përgjumshëm, pyet se çfarë ka.

– Shiko, çfarë po sheh lart?
– Po shoh, shumë yje, shumë bukur po duket…
– Edhe në çfarë përfundimi vjen?!
– Po, nga këndvështrimi astronomik, vij në përfundim që ka miliona galaksi dhe që potencialisht do të thotë, edhe miliona planetë të tjerë; ndërsa nga aspekti astrologjik, vërej që Jupiteri qenka më në brendësi të Luanit… Nga këndvështrimi kohor, duhet të jetë rreth ora 3 pas mesnate. Dhe ne jemi pjesë shumë e vockël dhe e parëndësishme e gjithësisë…
Sherlocku nuk duron më: “Dr. Watson… na e kanë vjedhur tendën”.

Të ngjashme