Barcaleta: Ora e gjeografisë në klasën e biondeve

Profesori ishte zgjedhur për të dhënë mësim në klasën me biondina. Mundohet të gjejë një pyetje sa më lehtë, pasi e keni parasysh, sikur thonë, biondet nuk janë dhe aq inteligjente.

Tregon një shtet në hartën e botës:

– Kush mund të më thotë. Cili shtet është ky?
Në klase mbizotëron qetësia.
– He pra vajza. Është një shtet i madh i Azisë, komunist dhe ku nuk respektohen shumë të drejtat e njeriut, vazhdon profesori.
Sërish asnjë përgjigje. I nxehur ai e tregon vetë.
– Është Kina, të uruara, është Kina.

Ai provon edhe njëherë dhe tregon një tjetër shtet.
– Atëherë kush më thotë cili është ky shtet?
Për çudi, Kaltrina ngre dorën me turp.
– Amerika profesor!

– Po bravo Kaltrina. Po tani kush do më thotë kush e ka zbuluar Amerikën?
Të gjitha thërrasin njëherësh:
– Kaltrina, Kaltrina…

Të ngjashme