Dy të dashuruar mbahen për dore në park dhe femra i thotë:
– Zemër, më dhemb këtu.
Mashkulli e puth në atë vend dhe ajo fillon të qeshë, pastaj ankohet se i dhemb në një vend tjetër.
I dashuri e puth sërish dhe ajo qesh.
Një plak i sheh nga ulësja afër dhe thotë:
– Djalosh, a shëron hemorroide?