Barcaleta: Shqiptari i Shqipnisë n`Prishtinë

Po vjen shqiptari i Shqipnisë n`Prishtinë dhe po e pyet një kalimtar: M`falni, a është këtu qendra e qytetit?

“Aha”, u përgjigj kalimtari.

Po ec tipi edhe pak dhe po e pyet tjetrin: “M`falni, a është kjo qendra e Prishtinës?”

“Op”, u përgjigj kalimtari.

Pas pak, tipi po e zatet policin dhe po ia bën të njëjtën pyetje: “M`falni, a është kjo qendra e Prishtinës?”

“Po”,- u pergjigj polici.

“M`falni, por pse njëri më tha ‘AHA’, tjetri m`tha ‘OP’ e ju m`thatë ‘PO’?

Po fillon polici me ia shpjegu: “Ai që t’është përgjegjur me ‘AHA’ e ka shkollën fillore, ai që ju ka thënë ‘OP’ është me shkollë t`mesme…”

“E ju me siguri e keni fakultetin”, pyet ai.

“AHA…”

Të ngjashme