139 studente përfitojnë bursa

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 11:13 | Nga

Për të tretin vit me radhë, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGjK) në bashkëpunim me Unionin
e Bizneseve Shqiptare në Gjermani me seli në Köln ndajnë bursa për studente nga viti i 2-të e sipër në
nivelin Bachelor për të gjitha profilet në Universitetin Publik të Kosovës.

Rezultatet për ndarjen e bursave për vitin akademik 2017/2018 janë publikuar në faqen zyrtare të
Facebook të OEGJK-së.

Ndarja e bursave mundësohet nga Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani. Kompanitë anëtare
të Unionit kanë ndarë një fond të veçantë për programin e bursave me nga një bursë prej 100 Euro/
muaj, për një vit akademik. Këtë vit, numri i përfitueseve është rritur nga 100 në 139

Për të ndihmuar studentet me kushte më të rënda sociale, inkurajuar studentet me nota më të larta
dhe avancuar në përgjithësi pozitën e gruas në Kosovë Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani dhe
OEGjK nëpërmjet këtij projekti synojnë të përkrahin arsimimin e vajzave/grave dhe fuqizimin e tyre.

Këto bursa u janë dhënë vajzave studente me notë mesatare gjatë studimeve mbi 8.00 dhe të cilat
vijnë nga familje me kushte të vështira ekonomike.

Përparësi në këto aplikime kanë pasur studentet që vijnë nga familje të kategorive të dala nga lufta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme