AKK dhe MI po shqyrtojnë Udhëzim Administrativ që prishi konkurrencën në tregun e homologimit të veturave

Prishtinë | 16 Maj 2018 | 15:33 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Valon Prestreshi, Drejtor i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), ka thënë se ky autoritet ka përmbushur 100% obligimet dhe ka marrë vlerësim pozitiv për punën nga Raporti i Progresit.

“AKK menaxhohet nga komisioni i autoritetit i përbërë nga 5 anëtarë. Komisioni miraton vendimet e tij me shumicë votash. Kemi arritur 100% t’i përmbushim obligimet si autoritet. Kemi marrë vlerësim pozitiv nga raporti i progresit”.

Prestreshi tha se AKK ka hulumtuar 13 tregje: tregun e telekomunikacionit, derivateve të naftës, energjisë, barnave farmaceutike, tregut me furnizim me ujë, mbeturina, lojërave të fatit, pajisjeve mediale, kinematografike, tregu i bankave, etj.

“Kemi hartuar 6 rregullore të tjera që kemi përmbushë obligime që ka kërkuar ligji. Kemi kompletuar legjislacionin në harmoni me legjislacionin evropian. Autoriteti ka shqiptuar dënim në 18 raste. Ka trajtuar 10 raste të marrëveshjeve të ndaluara, 1 rast me pozitë dominuese, 2 raste të përqendrimeve (kur kompanitë blejnë njëra-tjetrin dhe shkrihen në një)”.

“Të gjitha kompanitë e sigurimeve janë dënuar nga AKK për një kartel të viteve 2009-2010”.

Gani Dreshaj, nga AAK-ja, shtroi çështjen e blerjes në treg dhe, sipas tij, pse duhet të bëhen kontrata te noteri nëse blerësi dhe shitësi bëjnë marrëveshje mes vete, raporton Ekonomia Online.

“Çdo gjë që blehet në treg me u bë kontrata te noteri. Me shku te noteri me humb ditën, pse me bë tek notari, mund të bëjmë kontratë të shkruar ose në të folur”.

Prestreshi tha se nuk kanë kompetencë për çështjen e kontratave te noteri.

“Jemi 13 shërbyes civilë dhe 5 komisionerë, kontratat e noterëve nuk kemi kompetencë në këtë çështje kemi kompetencë të lejojmë një përqendrim kur një kompani e blen një kompani tjetër siç është se Emona bleu Interexin, kur bëhen bashkë këto kemi konstatu se nuk do të ketë shtrembërim  të konkurrencës dhe e kemi lejuar këtë”.

Hykmete Bajrami, nga LDK-ja, pyeti Prestreshin se a kanë mundësi t’i trajtojnë ndihmat shtetërore (subvencionet), raporton EO.

“Ndihma shtetërore që po japet, a po i trajtoni subvencionet, a keni kapacitet për me i trajtu subvencionet që po japin ministritë, nëse nuk ka politika të mira ka mundësi me deformu tregun në vend se me ndihmu atë”.

Prestreshi për këtë tha se tashmë këto ndihma kanë kaluar në trajtim nga Ministria e Financave, raporton EO.

“Ndihmat shtetërore kanë kaluar në Ministrinë e Financave me ligjin e ri. Kemi shumë kohëzgjatje me gjykata, ka 7 vite jemi tu u marrë me lëndë nëpër gjykata. Të organizojmë trajnime me gjyqësorin t’u mbajmë disa ligjërata për ligjin e mbrojtjes së konkurrencës, ne po i humbim lëndët sepse po shkojnë në procedura, nuk po shkojnë me ligjin material”, ka thënë Prestreshi.

Ndërsa, deputetja Hykmete Bajrami ka thënë se ekziston edhe tregu me monopol, siç është rasti me homologimin e automjeteve.

Prestreshi ka thënë se kanë reaguar ndaj një udhëzimi administrativ për shtrembërimin e konkurrencës në tregun e homologimit. Ai tha se ka mbetur që në këtë javë të ulen së bashku me drejtues të Ministrisë së Infrastrukturës për rregullimin e këtij udhëzimi administrativ për fiksimin e çmimit që janë të ndaluara në bazë të Ligjit të konkurrencës.

Të ngjashme