AKP-ja jep 15 milionë euro për punën që s’është kryer

Prishtinë | 10 Qer 2017 | 09:41 | Nga

Për punën që nuk e ka finalizuar një konsorcium ndërkombëtar ka arkëtuar në Kosovë rreth 15 milionë euro.

Është fjala për kompanitë “Deloitte Central Europe Limited”, “Deloitte & Touche” dhe “Tashko Pustina”, të cilat, si subjekt i vetëm, në 2012-n ishin kontraktuar nga Agjencia e Privatizimit (AKP), për të ekzekutuar procesin e likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe për shqyrtimin e pretendimeve të kreditorëve, shkruan sot Koha Ditore.

Kontrata e lidhur peshonte 19.920.304 euro. Pjesa më e madhe e këtyre parave kanë shkuar e puna nuk është kryer ashtu siç parashihte kontrata, kohëzgjatja e së cilës ishte për katër vjet.

Por, tash kur kanë shkuar pesë vjet, asnjë nga 541 ndërmarrjet nuk është likuiduar, e të cilat janë në menaxhim të kompanive të kontraktuara. Penalizime nuk kanë ndodhur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme