Aksion për kontrollimin e cilësisë së naftës

Prishtinë | 11 Nën 2017 | 13:32 | Nga

Tashmë jemi mësuar të dëgjojmë se naftës në Kosovë nuk është e cilësisë së duhur, andaj sot është ndërmarr një aksion për kontroll.

Inspektorati i Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me pikat doganore të Kosovës, kanë ndërmarr një aksion për të kontrolluar cilësinë e naftës që importohet në vend.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga kryeinspektor i tregut në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Lulzim Syla, i cili tha se aksioni është ndërmarrë në gjithë Kosovën.

“Aksioni është ndërmarr në bashkëpunim më Doganën e Kosovës, kemi marrë aksion në gjithë Kosovën. Për momentin kemi marr secilin autobotë për kontroll, për cilësinë e naftës. Nga kjo arrimë të kuptojmë se çfarë cilësie e naftës është ka hynë në Kosovë”, ka thënë Syla.

Sipas kryeinspektorit, në pikat doganore të Kosovës janë ndaluar afërsisht 50 autobote me naftë.

“Sipas informatave janë afërsisht 45-50 autobote nëpër pika doganore, ne për momentin jemi ne aksion”, është shprehu Syla për lajmi.net.

Ai tha se mostrat do të dërgohen në laboratorë, e më pas do të konfirmohet cilësia e naftës që importohet në vend.

“Për momentin së bashku me trupat inspektuese jemi duke i marrë mostrat, nuk kemi ende rezultatet pasi ato do të dërgohen në tetë laboratorë të akredituar, pas rezultateve ne mund të konfirmojmë se çfarë cilësie të naftës kemi”, deklaroi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme