Apostolova kërkon përmbushjen e obligimeve në kuadër të Zonës Ekonomike Rajonale

Prishtinë | 26 Sht 2017 | 16:19 | Nga

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, njëkohësisht Përfaqësuese Speciale e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me bashkëpunëtorë, ku u diskutua për zbatimin e projekteve në kuadër të programit të IPA-s.

Ministri Hasani falënderoi znj. Apostolova për përkrahje te vazhdueshme për institucionet e Kosovës.

Çështje tjetër që u diskutuan ishin mundësia dhe forma e aplikimit të Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë, për MSA-në, kryesimin e Kosovës me marrëveshjen e CEFTA-s. Ministri Hasani për te gjitha këto e siguroi znj.Apostolova se do të veprojë ne koordinim të plotë me Zyrën e BE-së në Kosovë.

Znj.Apostolova theksoi rëndësinë e përmbushjes se obligimeve në kuadër të Zonës Ekonomike Rajonale dhe përkushtimin e MTI-së dhe institucioneve të Kosovës në përgjithësi.

Në fund, ministri Hasani tha se posa te emërohet Koordinatori Nacional nga Zyra e Kryeministrit do te fillojmë përgatitjet për dokumentin “Plani shumëvjeçar”, i cili përmban katër komponentë: tregti, investime, lëvizshmëri dhe agjendë digjitale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme