Apostolova: Nuk është bërë sa duhet për ta luftuar ekonominë joformale, duhen masa konkrete

Prishtinë | 09 Nën 2017 | 11:12 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Financave përmes projektit të financuar nga BE-ja “Mbështetja e mëtejmë për institucionet e Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, ka prezantuar vlerësimin e vëllimit të ekonomisë joformale në Kosovë.

Shefja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese Speciale e BE-së Nataliya Apostolova, tha se Nuk është bërë mjaftueshëm për ta luftuar ekonominë joformale, raporton Ekonomia Online.

Apostolova tha se qeveria duhet të marr seriozisht të gjeturat e këtij raporti dhe se ekonomia joformale është një nga fushat me prioritet në agjendën e BE-së dhe që trajtohet në edhe në MSA.

“Qeveria t’i marr seriozisht të gjeturat e këtij raporti. Ekonomia joformale është çështje që është një nga fushat me prioritet në agjendën e BE-së dhe që trajtohet në edhe në MSA. Ka qenë e rëndësishme që të bëjmë vlerësimin dhe shtrirjes së ekonomisë joformale. Vlerësimi tregon që është bërë një zvogëlim në shifrat e ekonomisë joformale dhe kjo është kryesisht për shkak të reformave të ndërmarra nga ministria e Financave, Dogana dhe ATK-ja dhe për këtë dua t’i inkurajoj për të vazhduar me punën e mirë.

“… nuk është bërë aq sa duhet për ta luftuar ekonominë joformale. Hartimi dhe miratimi i dokumenteve politike nuk është e mjaftueshme dhe presim nga qeveria që t’i marr seriozisht të gjeturat e këtij raporti. Me përpjekje nëpërmjet ndjekjes penale ne do tu vështirësohej punën kriminelëve në Kosovë”.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se Qeveria e Kosovës në top prioritetet e saj e ka sundimin e rendit dhe të ligjit të cilin e ka reflektuar edhe në buxhetin e 2018.

Sipas tij, niveli i ekonomisë joformale në Kosovë është mbi mesataren e vendeve të BE-së, e ai premtoi se do të punojnë që të ulet kjo përqindje, raporton EO.

“Qeveria e Kosovës në programin e saj ka një ndër prioritetet sundimin e rendit dhe ligjit. Këtë prioritet e ka reflektua edhe ne buxhetin e vitit 2018 ku institucionet për zbatim tw ligjit kanë pasur prioritet. Nëse e shikojmë buxhetin del që në raport me numrin aktual të punësuarve në KGJK dhe KPK do të rritet 690 pozita të reja”.

“Informalitetin e shikojmë si dukuri negative me qëllim të përmirësimit të konkurrencës dhe trajtimit të barabartë të taksapaguesve, krijimin e ambientit të mirë për biznes dhe pastaj kjo reflekton në buxhetin e vendit. E çmoj shumë lart punën që është bërë, por megjithatë ky është një vlerësim dhe nganjëherë ka diskrepanca edhe në raportet e institucioneve të ndryshme dhe nganjëherë na del diçka tjetër nga KE nga BB e nga FMN. Një çështje tjetër që nëse shikojmë në retrospektivë shihet që në Koosvw ka pasur trend rritës të hyrave dhe një pjesë ka ardhur nga rritja ekonomike një pjesë vjen nga normat tatimore dhe tjerat si rezultat i luftës së informaliteti. Është prezent mbi mesataren e vendeve të BE dhe do të mundohemi dhe të punojmë që të arrijmë ta ulim atë”.

“Për ne formalizmi i bizneseve ka qenë dhe mbetet prioritet dhe ky publikim do të na shërbej në dizajnimin e veprimeve që do të ndikojnë në ulje të informalitetit. Punësimi joformal dhe shmangja sistematike nga pagesa për të punësuar janë duke dëmtuar në masë të madhe punëtorët dhe kjo mbetet sfidë për ekonominë tonë. MF ka ndërmarrë veprime konkrete që ndikojnë në formalizmin e aktiviteteve të biznesit. Përderisa ndryshimet në politikat tatimore kanë ndikuar në rritje të hyrave por prapë norma e rritjes së të hyrave ka qenë më e lartë se ajo ekonomike. Kjo tregon që ne do të punojmë nga dy anët në njërën anë do ti ndihmojmë tatimpaguesve do ti lehtësojmë kryerjen e detyrimeve”.

Të ngjashme