ASK: 17.92% e të punësuarve në industrinë ushqimore

Prishtinë | 13 Dhj 2017 | 15:11 | Nga

Agjencia e Statitsikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet vjetore për statistikat e industrisë – Statistikat e PRODCOM-it për vitin 2016.

Ky publikim, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri (B – nxjerrëse, C – përpunuese dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave), në baza vjetore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

Sa i përket angazhimit dhe realizimit dominon dega e industrisë ushqimore (grupi që sipas NACE Rev.2, fillon me kodin dyshifror -10) me përqindjet e të punësuarit me 17.92%, pastaj prodhimi i realizuar me 34.82% e kështu me radhë.

Hulumtimi i PRODCOM-it realizohet me qëllim të sigurimit të të dhënave të detajuara mbi industrinë vendore dhe të mundësojë krahasimin e tregut vendor me tregun ndërkombëtar në nivel të produkteve/mallrave individuale.

Publikimi vjetor mbi statistikat e PRODCOM – it për vitin referues 2016, përmban të dhëna mbi strukturën e numrit të të punësuarve, prodhimit dhe shitjeve, të realizuara sipas sektorëve.

Të ngjashme