ATK mbyll ciklin e seminareve me tatimpagues

Prishtinë | 27 Shk 2017 | 16:19 | Nga

Administrata Tatimore e Kosovës, ka përmbyllur ciklin e seminareve më tatimpagues në të gjitha regjionet e Kosovës. ATK vlerson se ka mbyllur me sukses ciklin e këtyre seminareve.

Këto seminare kanë nisur që nga janari i këtij viti, në regjionin e Gjilanit, për të vazhduar tutje në regjionin e Gjakovës, Pejës, Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës dhe Ferizajt.

Vlen të përmendet se në regjionin e Prishtinës sot është përsëritur seminari i datës 15 Shkurt, pas që interesimi i tatimpaguesve për të ndjekur seminarin ka qenë shumë i madh, për këtë ATK e ka parë të arsyeshme ta prezantoj edhe njëherë seminarin e njëjtë.

Qëllimi i mbajtjes së këtyre seminareve ishte informimi i tatimpaguesve për deklarimin vjetor dhe pasqyrat financiare, mënyrën e aplikimit të ngarkesës së kundërt të TVSH-së për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, brenda vendit (sipas udhëzimit të ri Administrativ nr. 06/2016), si dhe për mënyrën e raportimit të Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes, përmes Sistemit Elektronik – EDI.

Pjesëmarrësit u njoftuan gjerësisht për mënyrën e deklartimit vjetor, pasqyrën financiare, aplikimit të ngarkesës së kundërt për TVSH brenda vendit, me ç ‘rast janë pasqyruar edhe shembujt praktik për plotësimin e drejtë të deklaratës tatimore për TVSH. Gjithashtu, edhe për mënyrën e raportimit të Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes, përmes Sistemit Elektronik – EDI, i cili është prezentuar online nga sistemi elektronik.

Gjatë këtyre seminareve, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e temave në seminar.

Displaying ATK-1.JPG

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme