Autoriteti i Konkurrencës mbyll 40 zyra postare, Posta e vlerëson jashtë mandatit

Prishtinë | 15 Dhj 2016 | 11:23 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, ka mbajtur një konferencë për media ku ka prezantuar opinionin ligjor nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, (AKK) përkitazi me marrëveshjet e arritura të Postës me institucionet publike, raporton Ekonomia Online.

AKK ka kërkuar mbylljen e 40 zyrave postare në disa institucione publike, me arsyetimin se Posta ka shkelur konkurrencën.

Hoxha ka deklaruar se Posta ka qenë palë me interes direkt juridik në procesin e hulumtimit të marrëveshjes me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) dhe disa Komuna.

“Por më 8 dhjetor jemi njoftuar nga Autoriteti i Konkurrencës për vendimin rekomandues që në afat prej 60 ditësh të shkëputet marrëveshja për vendosjen fizike nëpërmjet Postës së Kosovës dhe MPB-së, si dhe Komunën e Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës”, ka deklaruar Hoxha.

Ai ka shtuar se Bordi dhe menaxhmenti i Postës, pas analizimit të bazës ligjore në të cilën është thirrur AKK, kanë konstatuar se vendimi është jashtë mandatit dhe fushëveprimeve të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

“Ky vendim e dëmton Postën për 500 mijë euro në vit dhe rrezikon pagat e më shumë se 1 000 punonjësve. Mendoj që vendimi është në shërbim të grupeve të ndryshe më interesit. Ne rastin do ta procedojmë në Gjykatë”, ka deklaruar Hoxha.

Të ngjashme