Autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë alarmon arkeologët

Prishtinë | 20 Pri 2018 | 08:42 | Nga

Një të hënë të dhjetorit të vitit 2010 arkeologët e Institutit Arkeologjik të Kosovës e kishin menduar si ditë të zakonshme pune. Do të vazhdonin gërmimet që të nxjerrin në pah krejt strukturat e një stacioni rrugor të shekullit III në fshatin Poslisht të Prizrenit.

Kur kishin shkuar aty, panë buldozerët duke rrafshuar zhavorrin e shtrirë mbi lokalitet ku prej asaj kohe zë vend traseja e autostradës “dr. Ibrahim Rugova”. Krejt kjo kishte ndodhur pavarësisht që lokaliteti arkeologjik mbrohej me ligj si aset i trashëgimisë kulturore. Për ironi, edhe pse nuk ekziston, mbrohet edhe sot. Në këtë situatë kishin ardhur institucionet shtetërore, pavarësisht që arkeologët kishin njohuri për trasenë e autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë.

Por të dielën e javës së kaluar kanë nisur punimet për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë në gjatësi prej 22.6 kilometrash, e cila buxhetit do t’i kushtojë 87 milionë euro dhe parashihet të përfundojë brenda 30 muajve. E Instituti Arkeologjik i Kosovës dhe asnjë institucion tjetër i trashëgimisë kulturore nuk janë në dijeni se cila do të jetë shtrirja e trasesë.

Nëse preken pa leje hapësirat e mbrojtura, një gjë e tillë do të bëhet në kundërshtim me Ligjin për trashëgimi kulturore. Jashtëligjshëm do të punohet edhe nëse rastësisht haset në mbetje strukturash arkeologjike dhe nuk lajmërohen institucionet kompetente. Këtë shqetësim, zyrtarët e Institutit Arkeologjik të Kosovës ia kanë ngritur edhe ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi.

Drejtori i IAK-së, Enver Rexha, ka thënë se si institucion janë lajmëruar për ndërtimin e autostradës në drejtim të Gjilanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme