Bajrami: Kosova ka përmirësuar dukshëm kushtet për të bërë biznes

Prishtinë | 19 Kor 2016 | 17:33 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, deklaroi sot në konferencë për media se gjatë këtij mandati të Qeverisë në të cilën ajo bën pjesë, ka pasur përmirësim të kushteve të tilla, aq sa kjo është evidentuar edhe nga institucionet ndërkombëtare.

“Në funksion te zbatimin e dokumenteve strategjike kemi punuar në harmonizimin e legjislacionit ne funksion të përmirësimit të ambientit e të bërit biznes. Janë eliminuar disa procedura për lehtësim të të bërit biznes. Është çështje ditësh e lansimit të platformës për aplikim online të bizneseve. Është investuar në zonat ekonomike në Mitrovicë dhe Drenas ndërsa po vazhdojmë të investojmë në agrozonën në Suharekë”, tha Bajrami.

“Është çështje ditësh kur Ministria dhe Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve do të lëshojnë platformë për regjistrim online të bizneseve”, tha ministrja Bajrami.

Ajo më tej deklaroi se qeveria ka investuar në zonat industriale në Gjakovë e Mitrovicë, dhe ka zgjeruar parkun industrial në Drenas.

“Së shpejti do të fillojmë me investime edhe në parukun në Lipjan”.

Ministrja Hykmete Bajrami tha se në përgjithësi, mund të deklarojë se kushtet për biznes po rriten.

“ Në këtë periudhë numri i bizneseve me pronarë të huaj është rritur për 36 për qind”.

Të ngjashme