Bajrami: Ligji për Investimet Strategjike tërheq investimet e huaja

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 15:56 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, gjatë një konference për media foli lidhur me Ligjin për Investimet Strategjike, i cili u aprovua sot në Kuvendin e Kosovës.

Ministrja Bajrami tha se ky ligj ofron tërheqjen e barabartë si për investitorët vendas ashtu edhe të vendeve fqinje dhe vendeve tjera të cilat duan të kontribuojnë në tregun kosovar.

“Ligji i mundëson Qeverisë drejtpërdrejt dhënien e aseteve në shpërblim të dy mundësive: E para është mundësia e një liste të përpjekjeve për punë dhe opsioni i dytë investitorët e ndryshëm që janë të interesuar për asete mund t’i qasen Qeverisë që të bëjnë investime”, tha Bajrami gjatë kësaj konference.

Ajo në emër të kryeministrit falënderoi të gjithë deputetët të cilët votuan këtë ligj.

Të ngjashme