Bajrami: Shuarja e MTI-së – spekulim, dikë e pengon puna ime

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 16:08 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka deklaruar që Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e përkrah riformatimin e qeverisë.

“Përkrah riformatimin e qeverisë. Riformatimi dhe zvogëlimi i kabinetit qeveritar është kërkesë e kamotshme e LDK-së”, ka thënë Bajrami.

Por, sipas Bajramit, asnjëherë nuk është biseduar për mundësinë e shkrirjes së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

“Sa i përket shkrirjes së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë asnjëherë nuk kemi diskutuar në kabinetin qeveritar, nuk kemi pasur diskutime të tilla me kryeministrin. Në fakt këto më shumë janë spekulime të disa njerëzve të cilëve ose u pengon puna ime ose kanë pasur apetit të jenë në krye të kësaj ministrie”, ka deklaruar Bajrami.

Të ngjashme