Beqaj: Iowa po kontribuon për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 13:32 | Nga

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj sot ka takuar delegacionin e Iowas që po qëndron këto ditë në vendin tonë.

Në një takim të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ministri Beqaj ka bashkëbiseduar me delegacionin nga Iowa për mundësitë e bashkëpunimit në shumë fusha në mes të Kosovës dhe shtetit të Iowas.

Ministri Besim Beqaj e ka falënderuar shtetin e Iowas për kontributin e dhënë në vazhdimësi për Kosovë dhe ka shprehur interesimin e tij dhe të Kosovës për fuqizim dhe intensifikim të bashkëpunimit në të ardhmen.

“Shteti i Iowas po kontribuon shumë për zhvillimin ekonomik dhe në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, për këtë i falënderova dhe u pajtuam për fuqizim dhe intensifikim të bashkëpunimit”, tha ministri Beqaj pas këtij takimit.

Delegacioni i shtetit të Iowas po qëndron për një vizitë në Kosovë, gjatë së cilës, ky delegacion ka takuar udhëheqësit më të lartë shtetëror dhe institucional.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme