Beqaj: Kosova s’e ka të qartë identitetin ekonomik edhe pas 10 vitesh

Prishtinë | 13 Shk 2018 | 13:46 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të Forumit Ekonomik të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka thënë se edhe pas 10 vitesh pavarësi, Kosova nuk e ka të qartë identitetin ekonomik.

Ai ka theksuar rëndësinë e krijimit të identiteti ekonomik të vendit, rëndësinë për investimin e bizneseve në hulumtim dhe zhvillim, shfrytëzimin e përparësisë konkurruese të Kosovës popullsinë e re në moshë, reformën e nevojshme në edukim dhe kurrikula, si dhe shfrytëzimin e teknologjisë për zhvillim ekonomik, sipas trendeve globale të ekonomisë.

“Është e rëndësishme të shkojmë përpara. Duhet ta ndërtojmë identitetin ekonomik të Kosovës. Kosova edhe pas 10 viteve nuk e ka të qartë identitetin ekonomik. Bizneset duhet të investojnë më shumë në hulumtim dhe zhvillim”, tha Beqaj, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, gjeneratat reja po ecin më shpejtë se sa institucionet në aspektin e përdorimit të teknologjisë.

“Duhet t’i kthehemi inovacionit dhe ndërmarrësisë, përdorimit të teknologjisë për zhvillim ekonomik. Bota po ndryshon shumë më shpejt se ne. Gjeneratat e reja po ecin shumë më përpara se institucionet, duhet të kapim hapin e të rinjve”.

Beqaj ka thënë se ministria të cilën ai e drejton do t’i përkrahë bizneset, sidomos “start up”-et.

Kurse Faton Thaçi, zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se MTI-ja ka zhvendosur fokusin në mbrojtje të prodhuesve vendës

“Rritja ekonomike bazohet në dy shtylla. Një janë remitencat dhe investimet e huaja dhe dy shkalla e lartë e investimeve publike. MTI-ja ka hartuar strategjinë për zhvillimin e sektorit privat. Jemi të përkushtuar që të krijojmë legjislacion modern. Ne kemi zhvendosur fokusin në mbrojtje të prodhuesve vendor”, tha Thaçi.

Lexo më shumë:

Të ngjashme