Beqaj para studentëve: Ejani me ide inovative, ne ju financojmë prej idesë e deri në startup

Prishtinë | 07 Mar 2018 | 18:18 | Nga Donika Osmani

Ministri i Inovaciont dhe Ndërrmarrësisë, Besim Beqaj mbajti një ligjëratë para studentëve në Fakultetin Ekonomik, lidhur me prioritetet dhe punën e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë. Beqaj ka theksuar se Ministria e Inovacionit dhe Ndërrmarësisë ka për qëllim financimin e ideve inovative të të rinjëve të cilat ndikojnë edhe në rritjen ekonomike të vendit, raporton Ekonomia Online.

“Tendenca e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërrmarrsisë është më ndryshu konceptin e ndryshimit ekonomik, që ne duhet me shku nga aftësitë e buta dhe unë  mendoj që identiteti ekonomik i Kosovës nuk mund të bëhet përmes jush. Gjenerata e re dhe kjo gjeneratë është duke zhvillu shërbime që po rrisin bilancin pozitiv në Kosovë. Ne jemi të interesuar të zhvillojmë strategji dhe ligje për idetë inovative, inovacioni nuk është nëse ne bëjmë diçka të re. Një marketing më i mirë një rritje e produktivitetit konsiderohet si inovacion”, tha Beqaj.

Ai tha se do të krijohet një qendër për inovacion e cila do të ndihmojë të rinjët që idetë e tyre t’i zhvillojnë deri në start up.

Beqaj theksoi se të gjitha financimet e idesë do të jenë falas nga granti që ndanë ministria për këtë qendër të inovacionit dhe do të ndihmojë deri në atë masë që të zgjerohet biznesi.

“Ne do t’i përkrahim idetë inovative prej kohës kur është ide e deri në start up. Jemi duke themeluar një qendër për inovacion dhe ndërrmrësi, me fakultetin e makinerisë, mjetet që do t’i japim janë mjete falas dhe janë grant që ju jepet njerëzve që vijnë me ide me zhvillu idenë e tyre. Nëse ideja juaj zhvillohet deri në atë fazë, që parasheh me punësu deri në 3 njerëz do të financojmë start up-in e juaj pa asnjë pagesë”, tha Beqaj.

Ai ka përmendur edhe marrëveshjen me GIZ-in, duke thënë se me nga 1 milionë euro do të kontribuojnë në fond, Ministria e Inovacionit dhe GIZ-i. Në fund e ka paraqitur edhe slloganin e kësaj marrëveshje, që është “Eja me ide inovative”.

Image may contain: 7 people, people sitting

Image may contain: 5 people, crowd and outdoor

Image may contain: 19 people, people sitting and people standing

Image may contain: 11 people, people standing and indoor

Image may contain: 9 people, people standing, people sitting and indoor

Të ngjashme