BERZh e BE me 25 milionë € ndihmojnë ndërmarrje e të vogla e të mesme për qasje në financa

Prishtinë | 12 Tet 2017 | 10:25 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), ka organizuar punëtorinë “Vlerësimi i aktit për biznes të vogël për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.

Besian Mustafa, drejtor i përgjithshëm i KIESA, tha se kjo është hera e tretë që Kosova merr pjesë sa i përket politikave për vlerësimin dhe vetëvlerësimit të fuqizimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Sipas tij, ky është një proces që kërkon angazhim, raporton Ekonomia Online.

Luigi Brusa, nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se roli i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është i rëndësishëm sepse janë ato që gjenerojnë vendet e reja të punës.

Prandaj sipas tij, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) dhe BE do të japin 25 milionë euro për qasjen në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Ne do të fillojmë projekt me BERZh-in ku do të japim 5 milionë euro dhe BERZh 20 milionë që të mbështesim qasjen në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, tha ai.

Brusa shtoi se Kosova duhet që të fuqizoj ambientin e të bërit biznes, raporton EO.

“Akti i biznesit të vogël për Evropën jep një kornizë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe politikbërjen për të fuqizuar konkurrueshmërinë dhe synon thjeshtësimin e mjedisit dhe heqjes së pengesave për zhvillimin e tyre”.

“Zhvillimi ekonomik është më i rëndësishëm se kurrë më parë. Pra produktet dhe ekspertët plotësojnë standardet e cilësisë në mënyrë që ato të jenë të konkurrueshme. Kosova duhet të fuqizoj ambientin biznesor edhe më tutje”.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme