BERZh jep hua 71 milionë € për rrugën Kijevë-Zahaq

Prishtinë | 18 Dhj 2017 | 14:11 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për Transport, Sue Barrett kanë nënshkruar marrëveshjen për hua për ndërtimin e autostradës Kijevë-Zahaq.

Marrëveshja është në vlerën prej 71 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

Ministri Hamza tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme. Ai sqaroi se janë në bisedimi edhe me Bankën Evropiane për Investive edhe 80 milionë euro.

“71 milionë euro nga BERZh dhe 80 milion euro nga Banka për investime qe jemi ne negociate thuajse finale 38 milion euro financim nga qeveria 3.2 milionë grant dhe 600 mije euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kredia është me norma të interesit maturiteti 12 vjeçar norma e interesit është 1 për qind”.

“Do të krijoj kushte te mira për bizneset dhe qytetaret që e përdorin këtë rrugë. Përmes këtij nënshkrimi konfirmohet edhe një herë qëndrimi i qeverisë për projekte madhore jam i bindur që jem në kontakte vazhdueshme dhe do të kemi projekte të vazhdueshme”.

Sa i përket procesit të shpronësimit, ministri Hamza tha se do të jetë një proces në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ndërsa drejtoresha e BERZh për transport, Sue Barret tha se kjo marrëveshje është e rëndësisë së veçantë për qytetarët e Kosovës. Deri më tani sipas Barret, huadhëniet në Kosovë kanë arritur shifrën 120 milionë euros.

“BERZh ka kënaqësinë që të nënshkruaj këtë kontratë 71 milionëshe. Ne jemi të lumtur që mbështesin zhvillimin infrastrukturor. Kjo hua jepet për financimin e vazhdimit të rrugës mes Prishtinës dhe Pejës që është pjesë e rrjetit të gjithë Ballkanit perëndimor. Ndërtimi i këtij rrjetin është i rëndësishëm për lidhjen. Qyteteve të Kosovës dhe për financimi përfshin edhe përgatitjet edhe studimit rrugor. Kjo do të përfshijë edhe studimet për nevojën për financimin për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor”.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të thotë se ka nënshkruar 120 milionë euro kanë arritur huadhëniet. Ne jemi të kënaqur me këtë nivel të mbështetjes. Ne mirëpresim implementimin e suksesshme të këtij projekti”.

Ndërsa ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj tha se nuk do të lejomë që ky segment të zvarritet siç ka ndodhur deri më tani, ngase sipas tij ky projekt u është stërzgjatur 10 vjet.

Ai tha se projekti do të fillojë në gjysmën e parë të vitit 2018 dhe do të përfundoj brenda dy vitesh.

“Ajo që mund të them ne zotohemi që nuk do të ketë stërzgjatje nuk do të ketë pengesa sa j përket zhvillimit të këtij projekti dhe ta përfundojmë në kohën më të shkurtër të mundshëm që është stërzgjatur më shimë se 10 vite. Ndërtim i autostradës Kijevë-Zahaq do të filloj në pjesën e parë të vitit 2018 dhe pritet të përfundojë brenda dy viteve”.

Të ngjashme