Bie perceptimi i qytetarëve për korrupsion në ATK, nga 32.5% në 17.4%

Prishtinë | 30 Nën 2017 | 10:29 | Nga

Së fundi UNDP ka publikuar raportin i cili ka të bëj me shkallen e korrupsionit në institucione, në të cilin është e përfshirë edhe Administrata Tatimore e Kosovës.  Si rezultat i luftës së vazhdueshme kundër korrupsionit,  ATK-ja nga hulumtimi i UNDP-së del të jetë një ndër institucionet më perceptim të korrupsionit më të ultë.

 Në këtë raport thuhet se ka rënë perceptimi i qytetarëve për korrupsion në ATK, nga 32.5% në 17.4%. Indikatorët të cilët kanë ndikuar në përmirësimin e këtij perceptimit të qytetarëve ndaj Administratës Tatimore, janë shumë aktivitete të zhvilluara si:  hetimi i  gjitha pohimeve për shkelje të kodit të etikes dhe mirësjellje për zyrtaret e ATK-së, marrjen e masave disiplinore për shkeljet e identifikuar, pezullimi  i të gjithë zyrtareve të ATK-së, për të cilët është ngritur aktakuzë, dërgimi i të gjitha rasteve me elemente penale në organe kompetente, rritjen e llogaridhënës dhe transparencës, menaxhimin e linjës online 0800-80-800 dhe dhjetë 10 kutive të vërejtjeve në terë Kosovën, trajnimi i stafit për Kodin e Etikes dhe kundër korrupsion, menaxhimi i konfliktit të interesit, si dhe bashkëpunimi me institucionet të cilat kanë për qëllim luftimin e korrupsionit, përfshire edhe ato jo qeveritare.

 Përmbledhja e Pulsit Publik, ofron një vështrim konciz të treguesve kyç të matur nga anketa Pulsi Publik. Ndër të tjera, kjo anketë mbledhë të dhëna lidhur me mendimet e qytetarëve për institucionet e Kosovës, me fokus në çështjet politike, ekonomike, të sigurisë dhe ato zhvillimore. Edhe në anketat tjera për vlerësimin e nivelit të korrupsionit, siç është rasti me SELDI ( Southeast Eurpean Ledaership For Develpoment and Integrity) ATK-ja  rangohet me perceptim me të ultë për korrupsion krahasuar me  të gjitha  administratat tatimore në regjion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme