Audia Q7 e Isa Mustafës shitet për 22 mijë e 500 euro

Prishtinë | 17 Qer 2017 | 11:01 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Audia Q7 e Isa Mustafës është shitur sot në ankand publik për 22 mijë e 500 euro.

Veturën e shumëpërfolur arriti ta blejë Lulëzim Kastrati nga Peja.

I pyetur nga Ekononia Online, blerësi tha se është adhurues i veturave të shtrenjta dhe nuk ka pasur kurrfarë qëllimi që t’i ndihmojë Shpend Ahmetit ta përmbushë një nga premtimet elektorale.

“Nuk më pengon që e ka vozitur Isa Mustafa, përkundrazi… Çmimi është i lirë”, tha Kastrati.

Nazmi Kryeziu, drejtori i Shtëpisë së Ankandeve ka thënë se pagesat duhet të bëhen brenda tri ditë pune.

“Të mërkurën është afati për kryerjen e pagesës dhe në momentin kur kryhet pagesa blerësi mund ta marrë atë çfarë ka blerë në ankand”, ka thënë ai.

Para se të vinte në postin e kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti pati premtuar që do ta shes veturën luksoze që e ka përdorur paraardhësi i tij Isa Mustafa.

Vetura ka dështuar të shitet për një kohë të gjatë pasi ishte një veturë e shtrenjtë dhe nuk tërhoqi vëmendjen e askujt për ta blerë.

Me paratë e fituara nga shitja e saj Komuna e Prishtinës do të blejë një apartament për një familje skamnore.

AUDI Q7 e Isa Mustafës ekspozohet para ofertuesve

Vetura zyrtare AUDI Q7 e Isa Mustafës në kohën kur ishte kryetar i Prishtinës, është vënë në ankand.

Ajo tashmë është ekspozuar para ofertuesve të mundshëm në parkingun e Shtëpisë së Ankandeve – Kosova, raporton Ekonomia Online.

Foto: Ekonomia Online

Lexo më shumë:

Të ngjashme