Dogana inkason të hyra për 2.5% më shumë se vitin e kaluar

Prishtinë | 21 Pri 2017 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës ka vazhduar me performacën të lartë në mbledhjen e të hyrave. Angazhimit të zyrtarëve doganorë dhe rritje së kontrolleve në pikat kufitare si dhe në brendi të vendit kanë ndikuar në rritje e performacës.

“Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 2,5% më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër 7 milionë euro më shumë. Pra gjatë viti 2016 dogana kishte mbledhur 263,2 milionë deri me 20 prill 2016 derisa në këtë periudhë janë mbledhur 269,8 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.

“Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme