Një prizrenase fiton banesën e dhuruar nga Vala në Prishtinë

Prishtinë | 11 Tet 2017 | 19:32 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, tërhoqi tiketën e cila e bëri me apartament në Prishtinë, një grua nga komuniteti boshnjak në Prizren.

“Banesa është e re në rrugën B. Uroj që ndonjë fatlum që nuk ka apartament ta fitoj dhe jo ndonjë që ka dy tre banesa. Nuk do të jenë shpërblimet e fundit dhe do të vazhdojmë edhe me shpërblime edhe më të mëdha. Me dy apo tre banesa”, tha Agron Mustafa

Tërheqja e tiketës nga ana e Mustafës ishte dhurata më e madhe e shpërndarë ndonjëherë nga kjo kompani, banesë në Prishtinë, ndërkohë që dhurata tjera në vlerë prej qindra mijëra eurove u shpërndanë gjatë 30 minutave të lojës shpërblyese.

“Janë 420 shpërblime që po ndanë Vala për klientët e vet. Dua të them se po bëjmë një tërheqje tejet transparente në prani të kamerave dhe komisionit. Javën e kaluar u dha një Iphone 8 dhe pas verifikimit doli që ishte punëtor i Valës. E kemi ripërsëritur lojën pasi punëtorët e Vala-s nuk mund të jenë pjesë e lojës. As fitues të Banesës”, tha drejtori Agron Mistafa.

Loja shpërblyese e Vala filloi me 12 korrik dhe ka zgjatur për 12 javë.

Pjesëmarrësit në lojë janë kyqyr me blerjen e një mbushje prej vetëm 3 eurove

Vala fillon tërheqjen e shpërblimeve të lojës me mbushje elektronike

Vala është duke bërë tërheqjen e shpërblimeve të lojës me mbushje elektronike.

Premia kryesore e kësaj loje shpërblyese është banesë në Prishtinë, ndërsa vala deri më tani ka paraparë që të ndahen rreth 13 mijë shpërblime të ndryshme.

Disa prej shpërblimeve që filluan të ndahen sot ishin fitimi i një kartele për fines, nutribullet,telefona të mençur, skuter etj.

Drejtori gjeneral i Valës, Agron Mustafa ka tërhequr shpërblim kryesor Banesë në Prishtinë, ndërsa ka thënë se gjendet te rruga B.

Ai ka thënë se kanë qenë 12 javë me plot shpërblime dhe shumë punë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme