Bizneseve Start-Up u duhet mbështetje financiare për zhvillim

Prishtinë | 16 Mar 2017 | 18:57 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, mori pjesë në panelin e organizuar  nga KfW dhe ICK me temën “Gjetja e mundësive për zhvillimin e start-up në biznes”.

Aty u theksua se bizneseve fillestare (Start-Up) iu duhet mbështetje financiare për zhvillimin e tyre.

Ministri Stavileci theksoi se 25 për qind e popullsisë së Kosovës janë kryesisht të moshës 20 deri 30 vjeç dhe se vendi ynë ka shumë talente.

“Gjithmonë ka qenë në pyetje se si të krijojmë kushte, të rrisim ekonominë duke krijuar edhe vende të reja të punës. ICT (Information and Communication Technology) është duke bërë revolucion dhe tani jeta jonë është bërë ICT”, ka thënë Stavileci.

“Kemi një rini që flasin anglisht, gjermanisht dhe janë IT të mirë. Ne duhet të gjejmë mënyra se si t’i përdorim këto aftësi. Duke pasur këtë, ne kemi menduar që të krijojmë një mbështetje dhe ne jemi afër kësaj, sepse kemi buxhetuar Fondin për IT”, ka theksuar Stavileci.

Stavileci ka thënë se sivjet do të kenë dy programe njërin për të rinj dhe programin për femrat të cilin veç e kanë filluar.

“Ne do të koordinojmë gjithçka me ICK-në që këto programe të fillojnë sivjet dhe do të bëjmë gjithçka përmes monitorimit”, tha Stavileci.

Disa të rinj promovuan idetë e tyre dhe kërkuan mbështetje financiare për të zhvilluar biznesin.

Zv.ambasadorja gjermane në Kosovë, Christina Gehl, tha se këto janë programe që zhvillojnë idetë e të rinjve. Sipas saj, vendet që fokusohen në këto programe të vogla në sektorin privat vërtet do të kenë sukses.

“Idetë që shpalosen këtu janë ide të njëjta sikur kur të shkosh në Gjermani”, ka thënë ajo.

Drejtori i Gjeneral i KfW-së nga Gjermania, Roland Siller, tha se nuk është e lehtë të bëhen gjërat, duke treguar se në vitet 1990-të kanë krijuar bankën dhe “mund të them se kemi punuar me humbje, por çka ne kemi mësuar është që gjithmonë duhet të bashkëpunohet me sektorin privat”.

Driton Hapçiu, anëtar i bordit të ICK-së, tha se ka qenë shumë vështirë që të mbajnë në këmbë këtë kompani.

“Ne po provojmë të krijojmë raporte me partner të ndryshëm. Një nga vështirësitë që bizneset e reja përballen janë financat. Një vështirësi për këtë e kanë sidomos femrat në vendin tonë”, tha ai

Të ngjashme