BSPK e pakënaqur me rritjen 4% të pagave

Prishtinë | 13 Jan 2018 | 17:43 | Nga

Pas vendimit të qeverisë për rritjen e pagave prej 4 për qind ka reaguar Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Përmes një komunikate, BSPK-ja shpreh indinjatë të thellë për jogatishmërinë e Qeverisë për ta gjetur një zgjidhje për rritjen e pagave qoftë edhe në kuadër të buxhetit të parashikuar.

Sipas saj, rritja e pagave prej 4 për qind, pos që është vendim i njëanshëm i Qeverisë, po ashtu është i barabartë me 50 për qind të rritjes së pagës së Kryeministrit.

BSPK-ja thotë se është e habitur se si përkundër marrëveshjeve të nënshkruar mes saj, Qeverisë dhe Federatave Sindikale me të cilat marrëveshje Qeveria do të bashkëpunonte ngushtë me Sindikatat, me këtë vendim të Qeverisë për ngritje pagash, dëshmoi se kjo Qeveri nuk merr parasysh asnjë propozim të Sindikatave.

“Për veprimet Sindikale dhe eskalim eventual të situatës, përgjegjësitë do t’i bartë Qeveria”, thuhet në këtë komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme