Buxheti i vitit 2018 arrin në Kuvend

Prishtinë | 07 Nën 2017 | 18:48 | Nga

Draftbuxheti i 2018-s sot ka arritur në Kuvendin e Kosovës ku më pas Komisioni për Buxhet dhe Financa do ta qes në rend dite për shqyrtim në parim.

Mbështetur në këtë draft të arkës së shtetit që është miratuar në Qeveri javën e shkuar, shpenzimet e parapara për vitin e ardhshëm janë 2 miliardë e 82 milionë euro. Ndërkaq, 1 miliard e 829 milionë euro janë planifikuar të hyra për të njëjtin vit.

Ky draftbuxhet ka marrë kritika nga një pjesë e opozitës, sipas të cilës nëpërmjet tij nuk adresohen nevojat që i ka vendi.

Anëtari i komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani ka konfirmuar për Indeksonline se draftbuxheti për 2018-ten ka arritur sot në Kuvend.

“Ardhja e draftbuxhetit për 2018-ten ka arritur në Kuvend në kohën e duhur sepse në bazë të praktikës, buxheti më së shpeshti është votuar Kuvend në mes datave 22 dhe 25 dhjetor, e në raste i mund të shkoj deri me datën 31. Komisioni besoj për nja dhjetë dite do ta qes në rend dite për shqyrtim në parim”, ka thënë Osmani.

E në lartësinë prej 687 milionë eurosh është planifikuar buxhet për shpenzime kapitale, shumë kjo që nuk do të sigurohet e tëra nga buxheti i rregullt – 62 milionë janë paraparë nga klauzola e investimeve, kurse 86 milionë të tjera nga AKP-ja, përkatësisht fondet e likuidimit, shkruan indeksonline.Për paga e mëditje, mallra dhe shërbime, për subvencione e transfere, si dhe për rezerva rrjedhëse janë planifikuar 1 miliard e 383 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme