Certifikohen 12 pjesëmarrës të bizneseve nga Oda Zejtare e Dortmundit

Prishtinë | 11 Kor 2016 | 09:51 | Nga

Akademia e Ndërmarrësisë së Kosovës, e themeluar nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) të Qeverisë së Gjermanisë, së bashku me partnerët e saj: Shoqëria për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Oda e Zejtarëve në Dortmund (OZD) dhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), sot në Pejë, ka përmbyllur trajnimin “Menaxher i Ndërmarrjes 2016“, i cili ka pasur për qëllim trajnimin e ndërmarrësve kosovarë, me anë të instrumenteve dhe metodave më të mira nga praktika e ndërmarrësisë gjermane, dhe këshillimit gjatë vizitave në ndërmarrjet kosovare.

Ky trajnim i mbajtur për gjatë muaj me radhë shkurt- korrik 2016,  nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, është zhvilluar në katër module, si: “Personaliteti i Sipërmarrësit dhe Controlling”, “Strategjitë e qëndrueshme dhe personeli i ndërmarrjes”, “Marketingu dhe takimi me ndërmarrje gjermane” dhe moduli i fundit “Organizimi i ndërmarrjes dhe prezantimi”, e kanë ndjekë 12 pjesëmarrës dhe në fund të trajnimit, të gjithë pjesëmarrësit nga kompanitë kosovare (ndërmarrësit vendor),  u pajisen me certifikata të lëshuar nga Oda Zejtare e Dortmundit.

Drejtuesi i projekteve ndërkombëtare i Odës Zejtare të Dortmundit, Klaus Dieter Werthmann, ka thënë se gjatë programit, janë trajtuar disa tema që do t’iu shërbejnë bizneseve kosovare si forma konkrete për një bashkëpunim të mirëfilltë në mes tyre dhe ato gjermane.

“Sot e përfunduam ciklin e dytë të bashkëpunimit me ndërmarrjet kosovare dhe kjo është rruga jonë më e mirë e mundshme për të arrit synimet tona në bashkëpunim me ndërmarrje kosovare”, ka thënë ai.

Koordinatori i Projekteve të Partneritetit për Arsim Profesional dhe për Akademi të Ndërmarrësisë në Kosovë, Franc Musolli, ka folur për interesimin e madh të ndërmarrësve kosovarë për të qenë pjesë e këtij projekti.

“Shpresoj që do të kemi vazhdimisht jo vetëm kërkesa, por edhe punë të vazhdueshme nga ndërmarrësit, palët kosovare pasi që këta janë në një udhëkryq të madh dhe duhet të fillojnë të mendojnë në investime reale, në profesionalizmin e punëtoreve, të menaxherëve, ose të forcave prodhuese, po ashtu edhe në bartje e dijës nga Evropa Perëndimore”, ka theksuar Musolli.

Pjesëmarrësit janë nda shumë të kënaqur me përvojat dhe njohuritë e fituara gjatë trajnimit.

“Ka qenë një eksperiencë për mua, ku kemi hasë më një kulturë më ndryshe të menaxhimit, ku ekspertët nga Gjermani na kanë shpalosur, ekspertizën dhe përvojën e tyre shumë vjeçare, te kompanitë kosovare”, ka thënë pjesëmarrësja, Albulena Sopa.

Po ashtu, është planifikuar edhe vizita e pjesëmarrëse në Gjermani, ku shumica nga ta veçse e kanë shprehur interesimin për të marrë pjesë, e cila do të realizohet më 27 tetor 2016, kurse më 20 – 23 nëntor, kompanitë gjermane do të vizitojnë Kosovën.

 

 

 

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme