Çmimi i Bitcoin vazhdon të ngritët

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 16:13 | Nga

Vlera e Bitcoin vazhdoi të ngritët pas rimëkëmbjes së djeshme dhe kriptovaluta, sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, tani është duke u tregtuar me 7,440.10 dollarë, nivel më i lartë në pesë ditët e fundit.

Kthimi i Bitcoin erdhi pavarësisht raportimeve që Banka Qendrore e Japonisë krijoi një raport mjaft negativ në lidhje me kriptovalutat. Ky raport ishte i papritur, pasi banka ngriti ndërgjegjësimin për rreziqet e kriptovalutave dhe vendi tradicionalisht është një nga vendet miqësore me kriptovalutat.

Javën e kaluar çmimi është mbështetur nga njoftimi se platforma e marketingut MailChimp do të mbyll të gjitha llogaritë që lidhen me kriptovalutat, duke përfshirë Ofertat Fillestare të Monedhës, shkëmbimet, lajmet, librat dhe ngjarjet. Kjo bëri presion mbi çmimet e kriptovalutës.

Gjithashtu, gjatë fundjavës u zbulua se Reddit, nuk do të pranojë më Bitcoin si një mjet pagese. Kjo ishte një goditje për kriptovalutën që kur Reddit ishte një nga adoptuesit më të hershëm të pagesave të Bitcoin që nga viti 2013. Reddit nuk ka përjashtuar rifutjen e kriptovalutës si një formë e pagesës në një të ardhme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme