Çmimi i naftës së papërpunuar në nivele të njëjta

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 09:28 | Nga

Çmimi i naftës tregtohet i qëndrueshëm më lartë, pasi tregtarët prisnin rezultatet e publikimive ekonomike dhe ngjarjeve gjeopolitike këtë javë. Nafta bruto aktualisht është duke u tregtuar në 66.22 dollarë për fuçi.

Disa investitorë besojnë se nafta bruto është mbështetur disi nga bisedimet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Veriut, ndonëse shumica janë dakord se fokusi kryesor është në pozitën e OPEC-ut kur organizata dhe partnerët e saj do të takohen më 22 qershor.

Prodhimi rus i naftës së papërpunuar është rritur në rreth 11.1 milionë fuçi në ditë në qershor dhe në prodhimin amerikan është rritur me gati një të tretën në një rekord prej 10.8 milionë fuçi në ditë. Nëse OPEC-u vendos të anullojë ose rishikojë marrëveshjen e saj ekzistuese mbi marrëveshjen aktuale të kufizimit të prodhimit të naftës, egziston frika se çmimi i naftës bruto do të bie përsëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme