Departamenti Amerikan për tregti vazhdon trajnimet për Doganën e Kosovës

Prishtinë | 07 Qer 2017 | 16:22 | Nga

Nën organizimin e Departamentit Amerikan për tregti dhe të përkrahur nga Ambasada amerikane në Prishtinë është duke u mbajtur trajnimi dy ditor për konceptin e Operatorëve ekonomik të autorizuar. Përveç Doganës së Kosovës në këtë trajnim janë duke marr pjesë edhe oda amerikane në Kosovë si dhe përfaqësuesit e bizneseve Kosovare.

Hapja e trajnimi u bë nga përfaqësuesja e ambasadës amerikane Megan Naylor e cila theksoj se “Qeveria e SHBA është e përkushtuar në përkrahjen e institucioneve të Kosovës, edhe ky trajnim tregon qartë angazhimin tone në ndërtimin e institucioneve dhe ndihmë për zhvillimin e biznesin”.

Nga ana tjetër drejtori i përgjithshëm tha “Fillimisht falënderojë qeverinë amerikane për përkrahjen e vazhdueshme të ofruar Doganës respektivisht Kosovës.

Duke qenë anëtarja më e re e Organizatës Botërore të Doganave ne kemi obligime dhe gatishmëri për zbatimin e konventave të OBD-së. Modernizimi i doganës dhe harmonizimi me standardet ndërkombëtare paraqesin një objektiv kryesor në drejtim të lehtësimit të tregtisë. Koncepti i operatorëve ekonomik të autorizuar ofron partneritet në mes të Doganës dhe tregtarëve duke iu lejuar operatorëve ekonomikë të lehtësira. Megjithatë, teksa ne jemi në hapat e fillestar konsiderojmë se ende ekzistojnë disa çështje në lidhje me OAE prandaj edhe ky trajnim është në përputhje me objektivat e përgjithshëm të doganës”.

Gjithashtu edhe udhëheqësi i Odës Amerikane Arian Zeka theksoi se “Gjatë viteve të fundit kemi parë progres të madh në doganë, pasi që edhe ne si odë kemi ulje të numrit të ankesave në procedurat doganore, prandaj mbështetja e Departamentit Amerikan për tregti besoj se duhet të zgjerohet edhe tek gjykatat me theks të veçantë tek çështjet fiskale”.

Derisa ky është trajnimi i gjashtë me radhë që organizohet me mbështetje nga ambasada amerikane dhe Departamenti Amerikan për tregti.

 

Të ngjashme