Dogana e Kosovës merr mbështetje nga zyrtari i lartë i Britanisë

Prishtinë | 14 Sht 2017 | 12:05 | Nga

Dogana e Kosovës ka pritur dje pasdite Simon McDonald si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë  Ruairí O’Connell.

Simon McDonald takoj drejtori e Përgjithshëm Bahri Berishën dhe shprehu kënaqësinë e tij që ka qenë zyrtari publik i parë i emëruar me përkrahjen e Ambasadës Britanike përmes projektit të përkrahjes teknike në rekrutimin e zyrtarëve publik duke u bazuar në proces transparent dhe meritokrat.

Gjatë takimit  Berisha e informoj me të arriturat e doganës gjatë viteve të fundit si dhe njëkohësisht shprehu konsideratën e lartë për Mbretërinë e bashkuar dhe në veçanti për Doganat britanike të cilat kanë bërë shumë në zhvillimin e Doganës së Kosovës gjatë periudhës së pas-luftës.

Gjithashtu në takim u diskutuan edhe çështje e tjera me interesi ku fokusi u vendos në fuqizimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krimit ndërkufitar.

Gjatë vizitës McDonald vizitoj qendrën komerciale të Doganës së Kosovës ku pa nga afër punë e oficerëve doganor në zbatimin e kontrolleve kufitare.

Në përfundim të takimit McDonald ftoj Berishën që të marr pjesë si panelist në samitin e radhës që mbahet në Wilton Park ku tema është diskursi i sigurisë në shtetet Ballkanike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme