Dogana e Kosovës mbledh 500 milionë euro

Prishtinë | 13 Kor 2016 | 15:03 | Nga

Dogana e Kosovës për herë të parë që nga themelimi, ka arritur të mblidhen mbi 500 milion euro të hyra, që nga fillimi i vitit e deri më tani.

Krahasimi me vitin e kaluar, tregon qartazi për një performancë të jashtëzakonshme pasi kemi një rritje prej 76,5 milion eurove, në vitin e kaluar (2015) Dogana kishte mbledhur rreth 433,4 milion euro, kurse tani në të njëjtën periudhë Dogana ka arritur të mbledh mbi 509,9 milion euro që është afër 18% më shumë se viti i kaluar.

Dogana e Kosovës sipas trendëve aktuale, deri në fund të vitit 2016 do të arrijë rekord në mbledhjen e të hyrave në krahasim me vitet tjera pasi presim që këtë vit ta mbyllim me mbi 1 miliard euro për buxhetin e Kosovës.

“Ngritja e vazhdueshme dhe profesionalizimi i doganës si dhe zbatimi i një reforme të suksesshme që nga viti 2014 ka bërë të munduar që sot të kemi të hyra rekord dhe një doganë moderne e cila ka kapacitetet për të përballur me sfidat ekonomike të vendit. Me këtë rast dua të falënderojë të gjithë taksapaguesit e rregullt si dhe falënderim i veçantë shkon për qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët kanë besuar në punën e doganës dhe janë duke ofruar informata të vlefshme që ndihmojnë në uljen e ekonomisë joformale, luftimin e korrupsionit dhe parandalimin e kontrabandës”, tha drejtori i përgjithshëm Lulzim Rafuna.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme