Dogana ndalon disa raste gjatë tentim kontrabandës

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 10:35 | Nga

Përmes një komunikate për media, Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës kanë arritur që të parandalojnë disa raste të tentimeve për të futur mallra të ndaluara në Kosovë. Sipas tyre personat dhe mallrat e zbuluara janë dorëzuar tek policia e Kosovës për hetim të mëtejm.

“Në aeroport gjatë kontrollit të udhëtarëve që fluturonin nga Zvicra, oficerë doganor përmes skanerit kanë vërejtur që njëri prej udhëtarëve barte mjete të ndaluara për import. Pas kontrollit të valixhes është gjetur mall i ndaluar: a)Dylbi për armë, b) pranga. Gjithashtu në një fluturim tjetër respektivisht nga Turqia është kapur një pistoletë tek njëri prëj udhëtarëve”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Dogana e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme