Dogana nga nesër me version të ri të sistemit AW, mund të ketë vonesa në vendkalime kufitare

Prishtinë | 14 Shk 2018 | 12:34 | Nga

Dogana e Kosovës njofton të gjitha subjektet si ato importuese, eksportuese, transportuesit e mallrave, agjentët doganor dhe palët tjera që zhvillojnë aktivitetet në tregtinë ndërkombëtare se më datë 15 shkurt 2018 duke filluar nga ora 18:00, Dogana ka planifikuar të fillojë me implementimin e versionit të ri të sistemit ASYCUDA World (AW), transmeton Ekonomia Online.

“Pasi sistemi që aplikon Dogana për zhvillimin e gjitha procedurave Doganore si në import, eksport, transit dhe procedurat tjera doganore. Versioni i ri që do të instalohet ofron mundësi më të mëdha në procedurat doganore, lehtësira si dhe siguri në procedura doganore”, thuhet në komunikatën e Doganës.

Sipas saj, për të përditësuar këtë sistemim duhet të ndërpritet sistemi aktual dhe koha e nevojshme për të kaluar në versionin e ri është rreth gjashtë (6) orë, prandaj është planifikuar që me datën 15 Shkurt 2018, duke filluar nga ora 18:00 -24:00 të kalohet në versionin e ri të sistemit ASYCUDA (AW).

“Gjatë kësaj kohe, sistemi AW nuk do të jetë i qasshëm dhe nuk mund të zhvillohen procedura doganore, me qëllim që të minimizohen problemet eventuale nëqarkullimin e mallrave ne vendkalimet kufitare të cilat mund të dalin nga ndryshimi i versionit gjatë kësaj periudhe kohore, kërkohen një bashkëpunim dhe mirëkuptim nga te gjitha palët në procedura doganore.

Gjate kësaj kohe prej gjashtë (6) orëve mund të ketë vonesa në vendkalime kufitare dhe pritje më të gjata, prandaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj për çdo vonese eventuale gjatë kësaj kohe”, përfundon komunikata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme