Drejtori i ATK-së takohet me ekspertët e binjakëzimit për regjistrin civil të dokumenteve

Prishtinë | 05 Dhj 2017 | 16:20 | Nga

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri ka pritur sot në takim ekspertët nga projekti i Binjakëzimit “Mbështetje për Regjistrimin Civil dhe Sigurinë e Dokumenteve”, projekt i financuar nga BE-ja dhe implementuar nga shtetet anëtare Holanda dhe Lituania ku përfitues është Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil.

Ky projekt i përmban katër komponentë: komponentin e organo gramit të Organizatës, TIK-ut, kornizës ligjore dhe komponentin e menaxhimit të proceseve ku ekspertët në këtë takim janë fokusuar në komponentin e parë.

Gjatë këtij takimi Drejtori Imeri u tregoi për rolin dhe përgjegjësitë e ATK-së në raport me pavarësinë operative Institucionale, organizimin funksional te ATK-se dhe mbështetjen nga Ministria e Financave ne funksion te zbatimit te përgjegjësive te saj.

Gjatë takimit, u diskutua edhe për fushat e bashkëpunimit që mund të ofrohen në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme