Ekonomia e Kosovës me përmirësim të lehtë

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 10:18 | Nga

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka publikuar raporton numrin e 13-të të Raportit të Stabilitetit Financiar (RSF).

Sipas projeksioneve të BQK-së, për rritje ekonomike në vitin 2018 janë pozitive, me ç’rast ekonomia pritet të shënoj një përmirësim të lehtë krahasuar me vitin 2017, duke u luhatur në një interval prej 4.2 për qind në 4.4 për qind.

“Ky përmirësim i atribuohet stimulit të përforcuar fiskal gjatë vitit 2018, veçanërisht atij të gjeneruar nga shpenzimet kapitale të qeverisë”, thuhet në raportin e BQK-së.

Sipas BQK-së, remitencat dhe aktiviteti kredidhënës, edhe gjatë vitit 2018, pritet të jenë burime të qëndrueshme për financimin e aktivitetit ekonomik. Ambienti i jashtëm pritet të jetë favorizues për bilancin tregtar, bazuar në rishikimin për lartë të aktivitetit ekonomik në vendet partnere tregtare të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme