Energjetika, sektori më problematik në Kosovë

Prishtinë | 07 Kor 2016 | 10:50 | Nga

Sektori energjetik, në mënyrë të veçantë ai i prodhimit të energjisë elektrike, vijon të mbetet një ndër sektorët më problematik në Kosovë. Konsumatorët përballen me furnizim jocilësor dhe jo stabil të energjisë elektrike, e cila është shndërruar në barrierë për zhvillimin ekonomik të vendit.

Kështu thuhet në raportin publikuar sot nga KFOS dhe Instituti Riinvest, titulluar: “Një Don Kishotizëm Modern – Pse nuk ka Kosova strategji afatgjate energjetike?”.

Në raport theksohet se si pasojë e trajtimit jo të duhur të këtij sektori, Kosova vijon të ketë varësi të lartë nga importi i paplanifikuar i energjisë elektrike, raporton EkonomiaOnline.

“Në rrethanat kur një pjesë e kapaciteteve aktuale gjeneruese janë në limitet e tyre të operimit për shkak të amortizimit të madh teknologjik e kohorë, çështja e trajtimit të çështjes së energjisë bëhet edhe më urgjente.

Megjithatë, një urgjencë e tillë në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë pengesë që zgjidhjet e propozuara të kalojnë nëpër një filtër i cili peshon në mënyrë cilësore kostot dhe përfitimet në prizmin e zgjedhjeve alternative”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme