Fillon qarkullimi i mallrave komerciale përmes Gllobuqicës

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 14:02 | Nga

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka pranuar njoftimin nga pala maqedonase lidhur me lejimin e trafikut komercial përmes Pikë kalimin Gllobuqicë, transmeton Ekonomia Online.

Dogana maqedonase ka kryer përgatitjet e nevojshme infrastrukturore dhe se tani ka filluar qarkullimi i mallrave komerciale në Gllobuqicë.

Sipas doganës së Kosovës puna është duke rrjedhur normalisht pa ndonjë problematikë

 

 

Të ngjashme