GAP: Buxheti i vitit 2018 i pamjaftueshëm për uljen e varfërisë

Prishtinë | 12 Dhj 2017 | 08:05 | Nga Ekonomia Online

Rritja e buxhetit për skemën e ndihmës sociale për 15 për qind është e pamjaftueshme që përfituesit t’i ikin pragut të varfërisë. Sipas analizës që Instituti për Studime të Avancuara – GAP i ka bërë Projektligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, me gjithë premtimin e Qeverisë për rritje të buxhetit për skemën e ndihmës sociale për 20%, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, dhe se në Projektligjin për buxhetin e 2018-s parashihet rritje prej vetëm 15 për qind.

Buxheti për këtë kategori, sipas Projektligjit që të dielën e javës së kaluar ka kaluar në lexim të parë në Kuvend, nga 27.4 milionë sa ka qenë është rritur në 31.4 milionë euro.

“Por edhe një rritje e tillë është e pamjaftueshme që përfituesit e ndihmës sociale t’i ikin pragut të varfërisë së skajshme. Konkretisht, me këtë rritje prej 15%, shuma që do të marrin përfituesit arrin të mbulojë vetëm 61% të shumës së nevojshme për t’i ikur pragut të varfërisë së skajshme”, thuhet në analizën e Institutit GAP.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme